INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falsifikonte pasaporta dhe viza, si u arrestua punonjësi i gjendjes civile

Falsifikonte pasaporta dhe viza, si u arrestua punonjësi i gjendjes civile

Publikuar më: 16:08 17-04-2019

Një 30-vjeçar, punonjës në gjendjen civile, ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi dyshohet për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit polciorë të koduar “Identiteti”, ndërsa në parang kanë rënë 30-vjeçari me inicialet R.Y., banues në Mertiraj, Vlorë dhe punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale

”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,

Është shpallur në kërkim edhe një person me inicialet V.Z., ., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Article Logic
Execution time: 0.0043621063232422