Getinjo është një nga reperët më të famshëm në Shqipëri e Kosovë. Kujtojmë se karrierën ylli i “El Chapo” e nisi paralelisht me vëllain e tij, Mozzik, dhe të dy janë shumë të suksesshëm falë edhe bashkëpunimeve të tyre.
Ka nga ata që mendojnë se Getinjo e ka marrë famën vetëm prej Mozzik. Një ndjekës i ka shkruar Getinjos një mesazh të gjatë ofendues, përmes të cilit e kritikon për mënyrën se si sillet me fansat, duke shtuar se famën “ja ka ngritur vëllai”.
“Ekstrem more porsnjak ti, deri dje m*** në b*** s’ke pas ta ka ngrit famën Mozzik e tash ke met ti me ul njerëzit poshtë. Turp me të ardh, prej fansave e ke arritur këtë famë e ti u bone me ul fansat. Deri dje muzika të lodhta ke kënduar shtatzënija ajo kjo e tash u bone ti me i ul njerëzit që deri dje ti kon në atë pozitë”, i ka shkruar ndjekësi reperit.
Këtë mesazh ai e ka ndarë në InstaStory dhe gjithë situatën e ka kaluar me shumë pozitivitet. Megjithatë reperi nuk i ka kursyer disa thumba në përgjigjen e tij për ndjekësen.
“Hahahah çfarë njerëz ka. Mushnu mend… alfabet për çdo analfabet”, ka shkruar Getinjo në fund.