INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Familja drejt përçarjes’’/ Travis Scott reagon përsëri mbi tradhëtinë ndaj Kylie Jenner, ka një mesazh për atë që e ‘nxori zbuluar’

‘’Familja drejt përçarjes’’/ Travis Scott reagon përsëri mbi tradhëtinë ndaj Kylie Jenner, ka një mesazh për atë që e ‘nxori zbuluar’

Publikuar më: 17:23 02-03-2019

Mesa duket skandalet e tradhtisë, në shtëpinë e familjes Kardashian-Jenner vetëm sapo vazhdojnë e të ngrihen më shumë.

Kësaj radhe është Kylie Jenner ajo që duket se ka një problem mjaft të madh në shtëpinë e saj. Ajo ka akuzuar bashkëshortin Travis Scott për tradhti dhe mediat thonë se i ka paraqitur edhe provat.

Për këtë shkak reperi ka anuluar një koncert të turit për të ndenjur në shtëpi dhe të sqarojë këtë furtunë që ka përfshirë shtëpinë e tij.

Pas deklaratave të menaxheri të Scott, se këto janë akuza false dhe që shumë shpejt do të hidhen poshtë të gjitha, tashmë duket se artisti i ka çuar gjërat një hap më tutje.

Ai është duke kërkuar njeriun që i ka përhapur këto thashetheme. Travis është i bindur se dikush po përpiqet të përçajë familjen e tij dhe për këtë shkak i është vënë mbrapa njerëzve që kanë përhapur këto teori konspirative për tradhëtinë ndaj gruas së tij.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029821395874023