Vetëm pak kohë më parë u publikua një video e Kryemadhit duke kërcyer me Bebe Rexhën në një dasmë shqiptarësh në SHBA, tani familja e Bebe Rexhës ndërpret intervistën e Kryemadhit në emision.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Monika Kryemadhi i është përgjigjur një sërë pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi, por në një moment intervista është ndërprerë pasi politikanes i ka ardhur një mesazh në celular.
“Kush po të shkruan Edi Rama, apo atë e kishe bërë ‘Block’?’ e ka ngacmuar moderatori.
“Urdhëro shihe, nuk është Rama, por Bukurije Rexha, mamaja e Bebe Rexhës” ka thënë Kryemadhi duke shpjeguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares shqiptare që po korr sukses në të gjithë botën janë kushurinj të parë, por që janë shumë të lidhur./intv.al/