INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja e Loredanës nuk gjen paqe! Tani dhe nëna e reperes nën hetim? Ja DETAJET e reja [FOTO]

Familja e Loredanës nuk gjen paqe! Tani dhe nëna e reperes nën hetim? Ja DETAJET e reja [FOTO]

Publikuar më: 16:03 14-05-2019

Lajmi i akuzave të ngritura nga çifti zviceran për zhvatje dhe mashtrime nga reperja Loredana, tashmë prej ditësh po bën xhiron e rrjetit me detaje të reja të cilat duket se shtojnë gjithmonë e më shumë dyshimet ndaj reperes.

Fillimisht ishte mikesha e ngushtë e reperes e cila deklaroi se Loredana e kishte zhvatur atë duke blerë me kartën e saj bankare.

Më pas akuzat u shtuan dhe ndaj vëllezërve të Loredanës dhe së fundmi akuza të reja janë ngritur dhe ndaj nënës së reperes.

Viktima e rrjetit të gjerë të mashtrimeve, Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes, por sipas burimeve për portalin “20 min.ch”, ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes, mes të cilëve te nëna e Loredanës dhe vëllai i Mozzik.

I pyetur për të ëmën e reperes, zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Lucernit, Simon Kopp ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin nuk ka nisur ndonjë hetim tjetër përveç reperes kosovare, Loredana Zefi.

“Ne aktualisht jemi duke kryer vetëm një hetim kundër zonjës Loredana Zefi”.

Nëna e Loredanës akuzohet se ka përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja që Loredana i ka bërë çiftit zviceran, raporton Insajderi.

Dje u tha gjithashtu se vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, ka marrë 12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, sipas “20 min.ch”.

33hgw4thg24terfgserg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022461414337158