INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja e Major Klodian Tanushit hap dyert e mortit

Familja e Major Klodian Tanushit hap dyert e mortit

Publikuar më: 14:27 11-05-2019

Familja e Major Klodian Tanushit e cila banon tek Fresku në Tiranë ka hapur dyert e mortit. Miq, të afërm, kolegë ushtarak dhe përfaqësues të politikës kanë shkuar që në mengjes pranë familjes Tanushi për tii qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Lajmi për humbjen e majorit u bë me dije mbrëmjen e djeshme.

Dhimbja është e madhe sidomos për gruan dhe 3 fëmijet e Klodianit. Ai vdiq disa ditë pasi u plagos në Letoni gjatë një incidenti në Misionin e NATO bashkë me kolegët e tij Zarife Hasanaj dhe Julian Kapaj. 

Për fat të keq nëntetarja Hasanaj humbi jetën në vend ndërsa Kapaj është jashtë rrezikut. Me mbërritjen e trupit në Shqipëri, Majorit 39 vjeçar do t’i bëhen të njëjtat nderime shteterore sikurse Zarife Hasanajt e cila u shpall Dëshmore e Atdheut.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828