Ai është padyshim më pak i përfoluri nga familja e njohur zotëruese e Top Medias.
Dhe jo më kot pasi është vetëm 10 vjeç, të cilat i ka mbushur sot. Bëhet fjalë për vëllain e vetëm të familjes Hoxha si dhe më të voglin e shtëpisë, natyrisht pas djalit të Sarës dhe Ledionit. Për Itan është një ditë shumë e veçantë, pasi nuk bëhet fjalë për një ditëlindje si të gjithë të tjerat, por për një përvjetor. Natyrisht në një rast të tillë nuk mund të mungonte urimi i motrës së tij të madhe Sarës, e cila ka shkruar për vëllaçkon e saj: “Ti jë një nga gëzimet e mia më të mëdha. Të dua 10 vjeçari im”.