Festat e fundvitit priten me dëshirë nga të gjithë pasi ato sjellin ngrohtësi dhe një tjetër ndjesi në familje. Përcillet një vit i vjetër dhe pritet një tjetër vit i ri. Të mëdhenj edhe të vegjël i shijojnë këto festa, por ata që i shijojnë dhe gëzojnë më shumë janë padyshim fëmijët. Për këtë arsye, për t’ua bërë festat edhe më të bukura, për t’i bërë që të ndjejnë ngrohtësinë dhe atmosferën e një familjeje, fondacioni FAB pjesë e “Hysenbelliu Group” u bë këtë fundvit babagjyshi i vitit të ri në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Fëmijët janë surprizuar me veshje dhe lodra të ndryshme. Çdo gjë e dedikuar për ta. Për vajzat diçka të veçantë edhe për djemtë po ashtu. Surpriza e këndshme i kapi të papërgatitur, por edhe iu zbukuroi ditën. Si për të treguar pafajësinë fëminore, gëzimin dhe për të shprehur falënderimin, disa prej fëmijëve shpalosën gëzimin e tyre përmes recitimeve, shkruan gsh.al. Ky organizim ishte vetëm nxehja e atmosferës festive për këta fëmijë. Familja Hysenbelliu, nuk do të ndalet këtu, por do t’i bëjë sërish të lumtur ata nëpërmjet një darke në ambientet e një restoranti.