INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja K e paplotë: Cila nga motrat injoroi ditëlindjen e Rob Kardashian?

Familja K e paplotë: Cila nga motrat injoroi ditëlindjen e Rob Kardashian?

Publikuar më: 10:59 21-03-2016

Familja Kardashian u bashkua edhe një herë, këtë radhë për të festuar ditëlindjen e djaloshit tashmë 29 vjeçar të familjes, Rob Kardashian.

Por jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej. Mungesa e madhe e mbrëmjes ishte padyshim Khloe K, e cila nuk denjoi të paraqitej për shkak se “ishte e sëmurë”. Interesant fakti pasi 32 vjeçarja është ajo që e ka mbajtur më afër Robin duke e strehuar në shtëpinë e saj dhe është pikërisht ajo që e përzuri pasi e gjeti në kuzhinë me Blac Chyna. Khloe ishte përpjekur ta shëronte këtë plagë duke iu afruar të vëllait, por duket se tashmë ka bërë një hap prapa. Nuk dihet nëse është djaloshi i familjes K ai që nuk ka pranuar përpjekjet e së motrës, apo është kjo e fundit ajo që ndryshoi mendje.

As Blac Chyna nuk u paraqit, por disa gjëra kërkojnë kohë, veçanërisht kur të pranishëm në skenë janë Kylie Jenner dhei dashurit i saj Tyga.

Në listën e plotë të të ftuarve figuronin Kris Jenner, Kim, Kylie, Kourtney, Kanye, North, Scott Dissick, fëmijët Penelope, Mason, Corey dhe reperi Tyga.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385