Janë padiskutim familja më e famshme dhe më e përfolur në të gjithë botën. Jo vetëm për “operacionet plastike”, femrat seksi dhe fotot e tyre “Hot”, por edhe për skandalet e shumta që u kanë ndodhur. Mirëpo së fundmi, ato janë bërë gazi i botës dhe kjo falë dy prezantuesve britanikë, Dawn French dhe Jennifer Saunders, të cilët janë bërë të famshme me emisionin e tyre televiziv “French and Saunders” ku tallen me shumë personazhe të njohur.
Në edicionin special të Krishtlindjeve “Karcrashians”, ato vunë në shënjestër familje Kardashian.
Rolin e Kimit e luajti 60-vjeçarja Dawn French, duke u munduar t’i ngjante me flokët e gjata, veshjen dhe të pasmet bombastike. Gjithashtu ajo ishte kujdesur t’i ngjante edhe në fytyrë duke u vizatuar si Kimi dhe duke e imituar edhe me pozicionin e buzëve.
Familja Kardashian është imituar dhe ironizuar edhe në edicionin e Krishtlindjeve në 2011 në “Absolutely famous”.
“Është një sëmundje e re e quajtur Kardashian, zemër. Po shpërndahet kudo! Po, njësoj si herpesi. Secila me ato reality-t e veta” është thënë asokohe.