Nëse prisnit një dekorim të zakonshëm për Krishtlindje nga familja më e famshme e shekullit, mendojeni përsëri.
E kemi fjalën për shtëpinë e Kris Jenner, e cila këtë fundvit e ka kthyer atë në një përrallë. Tema e dekorimeve janë ngjyrat e forta plot me ëmbëlsi. Një bredh i mbushur me karamele menteje të stërmëdha, statuja të arinjve polarë, një dhomë ngrënjeje e mbushur me trëndafila të kuq, një vatër e rrethuar nga drerë të bardhë, me pak fjalë një magji e vërtetë… Sigurisht që nuk mund të ndodhte ndryshe për familjen Kardashian!