INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja Kardashian në ankth: Kendall dhe Rob në spital!

Familja Kardashian në ankth: Kendall dhe Rob në spital!

Publikuar më: 10:38 30-12-2015
Supermodelja 20 vjeçare, teksa shkruante ne websajtin e saj për vendimet që do të merrte këtë Vit të Ri, përmendi faktin se lodhja dhe mbingarkesa nga puna ishte arsyeja pse arriti në atë pikë sa të shkonte në spital.
Bukuroshja shkruan se ka punuar me orë të zgjatura dhe larg familjes për një kohë të gjatë, kështuqë një nga vendimet e saj do të jetë të kalojë më shumë kohë në shtëpi pranë familjes.
 
“Kjo nuk lidhet me faktin se do të humb diçka të rëndësishme, pasi kam lidhur shumë kontakte në industrinë e modës, e vetmja arsye është se jam kaq e lodhur nga puna dhe jeta dhe çdo gjë tjetër që më mbajti në ankth këtë periudhë të vitit”, shton Kendall.
 
Që nga Java e Modës në New York e deri tek shfaqja e Victoria’s Secret, duket qartë se axhenda e saj ka qënë e ngjeshur, duke e bërë atë një ndër modelet më të famshme të momentit.
 
 
 
Në po të njëjtën ditë, TMZ raporton se edhe vëllai i saj, Rob Kardashian, ishte në një gjëndje të keqe, sa u shtrua menjëherë në spitalin e Los Anxheles. Pas disa analizash mjekët raportuan se ishte i diagnostikuar me diabet. Rob nuk ishte ne djeni të këtij lajmi, por premtoi se vitin tjetër do e nisë shëndetshëm. Le të shpresojmë kështu.
Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947