INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja mbretërore nuk po gjen qetësi! Në dokumentarin e Princeshë Dianës zbulohen sekrete të mëdha që nuk i dinim më herët

Familja mbretërore nuk po gjen qetësi! Në dokumentarin e Princeshë Dianës zbulohen sekrete të mëdha që nuk i dinim më herët

Publikuar më: 17:28 04-05-2020

Pas largimit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, familja mbretërore mesa duket nuk do të gjejë qetësi.

Shumë shpejt në “Netflix” do të publikohet një dokumentar i ri për Princeshë Dianën që titullohet “Being Me: Diana”, ku do të trajtohet fëmijëria e saj e vështirë, çrregullimet e të ngrënit, beteja me shëndetin mendor, martesa e palumtur me Charles dhe 4 përpjekjet e saj për të vrarë veten.


“Mbretërorët do të refuzojnë të marrin pjesë ashtu si edhe familja e Diana-s. William dhe Harry do të mërziten. Veçanërisht Harry, sepse ai është duke bashkëpunuar me Netflix. Në këtë kohë, mbretërorët pësuan një goditje nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it dhe nuk është momenti”, u shpreh një burim sipas “Cosmopolitan”.

Ky dokumentar, i cili do të jetë me katër pjesë mendohet se do të trazojë jetën e mbretërorëve dhe do të zbulojë sekrete të familjes nuk i dinim më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0026628971099854