INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja në regres, Veliaj thirrje emigrantëve: Qëndoni pranë prindërve

Familja në regres, Veliaj thirrje emigrantëve: Qëndoni pranë prindërve

Publikuar më: 11:01 16-03-2017

Familja shqiptare ka bërë në regres, e në këto kushte kryebashkiaku Erion Veliaj ka një thirrje të drjetpërdrejtë për emigrantët shqiptarë. Ata jetojnë prej vitesh jashte vendit, duke lënë pas kështu prindërit e tyre, ndaj Veliaj gjatë fjalës së tij në forumin për të moshuarit, Veliaj kishte këtë mesazh për të gjithë ata.
Erion Veliaj:
“Unë jam idealist dhe sot vlen një thirrje për këdo që na ndjek dhe që është fëmijë i prindi që sot është i moshuar. Nuk të kushton asgjë të marrësh në telefon, nuk të kushton asgjë të vizitosh, sot me bileta të lira nëse je në Itali apo Gjermani, Greqi apo Amerikë një herë në vit mund të vish dhe të vizitosh prindërit dhe nuk mundet që për sa kohë që këta fëmijë janë në një moshë madhore, punojnë, kanë kushte ekonomik nuk mund të harrojnë kush i solli në këtë jetë, kush kontribuoi dhe tja lënë këtë përgjegjësi vetëm organizatave bamirësi si Karitasi apo shërbimeve sociale të bashkisë, pavarësisht se ne nuk do refuzojmë kurrë ta bëjmë. Ajo që është e pazëvendësueshme është roli që ka familja dhe në këtë dalldi të tranzicionit ka pasur edhe një dalldi të familjeve tona që thonë secili për vete zoti për të gjithë. Jo nuk është kështu, patjetër që zoti dhe organizatat e kanë rolin e tyre, por për sa kohë zoti i ka dhënë dikujt fëmijë ata fëmijë duhet të mbajnë përgjegjësi. Më trishtoni fakti që pavarësisht progresit ekonomik që ka bërë shoqëria jonë, familja jonë ka bërë regres, njerëzit janë bërë me më shumë para, por janë bërë më pak njerëz”.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627