INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja në rrezik: Ja çfarë propozon Nard Ndoka

Familja në rrezik: Ja çfarë propozon Nard Ndoka

Publikuar më: 09:43 23-05-2016

Ka marrë shkas nga ngjarjet e rënda të ditëve të fundit në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ndaj dhe deputeti i këtij qarku Nard Ndoka vjen me propozime konkrete për t’i dhënë zgjidhej situatës në të cilën ndodhet shoqëria dhe familja shqiptare. I kontaktuar nga IN TV, Nard Ndoka thotë se propozimi i tij se kush adopton një fëmijë të përjashtohet për 5 vite nga taksat lokale kërkon një debat të gjërë publik, pasi sipas tij vetëm nëpërmjet një debati të shëndoshë mund ti jepet zgjidhje kësaj problematike. Ndoka është i bindur në propozimin e tij, dhe nuk nguron të lajmërojë se në rast se kjo nismë mbështetet në opinionin publik, ai do të ndërmarrë dhe një nismë ligjore parlamentare për këtë çështje.
Por ndoka ka dhe një propozim për ata që kanë zgjedhur të mbajnë një “qen luksi” në banesën e tij. Demokristiani Nard Ndoka kërkon që ata të taksohen nga bashkia 100­200 mijë lek në vit. Ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë femijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200­350 mijë lekë në vit.

Por pse arriti kreu i demokristianëve në këtë propozim?
Sipas Nard Ndokës shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjës, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168