Jo vetëm gjithë stafi i administratës Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë gjatë natës. Zyrat janë pastruar, tavolina është zbrazur dhe fotot janë hequr nga muret.
Flamuri që u valëvit në ditën e marrjes së mandatit të Obamës, ëhstë palosur me kujdes.
E gjitha kjo duket si një skenë surreale. Zyra e njeriut më të fuqishëm në botë tani është e boshatisur për një fillim dhe epokë të re të Presidentit Donald Trump.