IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Familja ORA në zi! Fjalët e Ritës për gjyshen na prekën pafund! [FOTO]

Familja ORA në zi! Fjalët e Ritës për gjyshen na prekën pafund! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 14-06-2020

Fatime Bajraktari, gjyshja e Rita Orës nga ana e nënës, ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Disa orë më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dy foto me gjyshen e saj dhe i jep lamtumirën e fundit me një mesazh shumë prekës.

Ajo e quan gjyshen një njeri shumë puntor, joshësh dhe me shumë humor.

“E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt! Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe”, shkruan Rita Ora krahas postimit në “Instagram”.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676