INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja shqipare e “dhunuar”! Në 8 muaj 10 gra të vrara, janë shtuar krimet e pasionit

Familja shqipare e “dhunuar”! Në 8 muaj 10 gra të vrara, janë shtuar krimet e pasionit

Publikuar më: 15:05 03-09-2018

Dhuna në familje në vendin tonë është në përmasa të frikshme, pasi nga viti në vit po rritet jo vetëm, numri i grave të vrarave, por dhe i atyre që kanë denoncuar. Vetëm për vitin 2017 u raportuan mbi 4.500 raste të dhunës në familje me rreth 20 viktima.
Ndërsa këtë vit më shumë bujë kanë bërë lidhjet e pasionit dhe më pas ato familjare që kanë rezultuar fatale për vajzat e reja që kanë humbur jetën për shkak se kanë refuzuar lidhjet. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 gjashtë gra u vranë dhe vetëm në gusht në një fshat në Selenicë të Vlorës u krye dhe një nga masakrat më të mëdha në historinë e vendit ku mes 4 meshkujve të vrarë ishin dhe 3 gra dhe një vajzëë. Jetën jau mori një i afërm i tyre. Kështu që numri i grave të vrara ka shkuar në 10.
Po viktima të dhunës me pasoja fizike në të gjithë vendin ka patur me mijëra dhe këtë vit afro 2.000 gra kanë marrë guximin dhe kanë denoncuar. Ato kanë përfituar dhe urdhër mbrojtje. Ndërsa për dhunë të rëndë fizike janë burgosur 270 meshkuj. Sipas policisë shumica e garve që kanë denocuar janë bashëshorte, ndërsa vetëm 5 janë bija që kanë denoncuar baballarët dhe 3 janë burra që kanë denoncuar gratë.
Shkaqet e ushtrimit të dhunës në familje lidhen me nivelin e dobët ekonomik, bixhozin, alkoolin dhe tradhëtitë.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547