INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja shqiptare trondit Italinë! Shfrytëzojnë nusen e shtëpisë për prostitucion

Familja shqiptare trondit Italinë! Shfrytëzojnë nusen e shtëpisë për prostitucion

Publikuar më: 11:21 17-02-2017

Pjesëtarët e një familjeje shqiptare që jetojnë në Caserta-s të Italisë ushqeheshin përmes prostitucionit, po për ta patur më të lehtë shfrytëzonin nusen e shtëpisë. Ngjarja e rëndë është pikasur nga policia dhe ata kanë arrestuar 5 presona për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje dhe shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza që i detyronin të bënin prostitutën. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç. Mediat italiane bëjnë me dije se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë të fejuarës se do të martoheshin, pasi të fitonin para nga prostitucioni. Nga përgjimet është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi. Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.  Në fakt hetimet ndaj këtij grupi nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e saj.

djem.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002316951751709