INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familjarët e 35-vjeçarit të vrarë, dyshime për ngjarjen. Kërkesë për mjek ligjor nga Greqia

Familjarët e 35-vjeçarit të vrarë, dyshime për ngjarjen. Kërkesë për mjek ligjor nga Greqia

Publikuar më: 18:26 29-10-2018

Familja e Konstandinos Kaçifa, kërkon që trupi i djalit të tyre ti nënshtrohet një ekspertize. Të afërmit refuzuan kryerjen e ceremonisë mortore, pasi pretendojnë  se nuk është bërë ekspertiza e duhur dhe ngjarja ende nuk është sqaruar. Mësohet se ata kanë paraqitur këtë të hënë në prokurorinë e Gjirokastrës, kërkesën për ardhjen e një mjeku ligjor nga Greqia, për të kryer ekspertizën në trupin e 35-vjeçarit. Po ashtu mediet greke shkruajnë se shteti grek nga komunikimi me palën shqiptare ka sqaruar se ngjarja në Bularat nuk rezulton të ketë lidhje me flamurin grek.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165