INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familjarët e viktimave të 11 shtatorit në SHBA tashmë mund të padisin vendet arabe

Familjarët e viktimave të 11 shtatorit në SHBA tashmë mund të padisin vendet arabe

Publikuar më: 19:12 09-09-2016

Familjet dhe të afërmit e viktimave të atentateve të 11 shtatorit 2001, 15 vjetori i të cilit është të dielën, mund të padisin në drejtësinë amerikane vendet e huaja si Arabia Saudite, sipas një ligji që u miratua sot nga Kongresi i SHBA-së.

Në fakt 15 nga 19 autorët e këtyre atentateve ishin me origjinë nga Arabia Saudite.

Ky tekst, i kontestuar nga Riadi, duhet të ratifikohet nga presidenti amerikan, që kishte shprehur që më parë kundërshtimin e tij ndaj një mase të tillë pasi bie në kundërshtim me parimin e imunitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0017881393432617