Ai cilësohet si një nga meshkujt më të pasur dhe të pashëm shqiptarë, për të cilin mjafton të bëjmë një vëzhgim të lehtë në profilin e tij në Instagram e duket mjaft mirë jeta luksoze që bën. Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliun, pinjollin e një prej familjeve më të pasura në vendin tonë, i cili pak muaj më parë u vu në qendër të vemendjes pas publikimit të disa fotove nga Dailymail, duke dalë nga një hotel e duke darkuar me Pamela Anderson.
Por yjet botërorë si duket tashmë janë shoqëri e mirë për Fatmirin. Ai ditën e sotme ka habitur të gjithë me foton e postuar në Instagram ku shihet duke drekuar me një nga këngëtaret më të njohura në botë dhe disa familjarë e miq.
Bëhet fjalë për Nicole Scherzinger me të cilën Fatmiri duket se ka miqësi pasi krahas fotos shkruan “Familje dhe miq”.