Një familje shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke në Selanik. Mediat fqinje raportojnë se anëtarët e familje shqiptare, babai, nëna dhe vajza janë arrestuar si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.
Çifti i bashkëshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës ndërsa po udhëtonin me makinë. Polciia i ndaloi ata për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, fshehur brenda kukullave.
Sakaq, policia greke tha se makina me të cilën u kapën çifti, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare. Më pas kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes, ku aty u gjetën doza kokaine dhe u vu në pranga vajza e çiftit.