Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Krahës - Mallakastër paraditen e sotme. Automjeti ishte në ecje në drejtim të Tepelenës kur papritur është përfshirë nga flakët. Mësohet se në makinë po udhëtonte një familje emigrantësh shqiptarë, të cilët po ktheheshin në Greqi dhe raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Aksi Levan- Tepelenë u bllokua për disa minuta pranë fshatit Krahës në afërsi të kufirit mes Tepelenës dhe Mallakastrës deri në evitimin e rrezikut të shpërthimit të mjetit.