INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Familjet që jetojnë me qira. Nuk janë pjesë e regjistrimit të vendbanimit [Video]

Publikuar më: 18:30 24-02-2017

Qeveria ka nisur procesin e verifikimit të vendbanimeve, që synon ta mbyllë brenda 6 muajsh. Por sa e vështirë do të jetë procedura e vetdeklarimit për familjet që jetojnë me qira? Dhënia e banesave me qira në qytetin e Tiranës, bëhet në mënyrë informale. Për të shmangur taksën që duhet ti paguaj shtetit për dhënien e banesës me qira, pronarët nuk firmosin kontratat. Dokumentacionet që u duhen për çdo veprim zyrtar, i marrin në vendbanimet e tyre. Një i tillë është edhe ky student. Por veprimet Një numër i madh familjarësh edhe pse i druhen kameras pohojnë se rezultojnë si banues në qytetet nga vijnë. Madje një pjesë e tyre kanë më shumë se një dekadë që jetojnë në kryeqytet, ndërsa veprimet i kryejnë nëpër rrethe. Ndaj mbetet e paqartë se si do të mundet qeveria ti identifikojë vendbanimet e personave që nuk kanë një kontratë banese?

Article Logic
Execution time: 0.0050139427185059