INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familjet shqiptare pa para në 6 -mujorin e dytë të vitit

Familjet shqiptare pa para në 6 -mujorin e dytë të vitit

Publikuar më: 10:17 08-10-2018

Familjet shqiptare kanë rritur nivelin e shpenzimeve mujore. Në këtë rezultat ka dalë Banka e Shqipërisë pas një ankete të posaçme për gjendjen financiare të 1.140 familjeve.
Sipas raportit, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur më shumë gjatë 6 mujorit të parë të vitit duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare. Rreth 50% e familjeve kanë deklaruar se shpenzimet mujore kanë qënë në nivelin e 20- 50 mijë lekëve pak më e rritur se një vit më parë. Por nga ana tjetër, ka patur dhe familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta mbi 50 mijë lekë në muaj. Po a janë pasuar më shumë familjet shqiptare?

Të ardhurat shtesë të familjeve:
- 61% nga interesat bankare të kursimeve
- 31% nga qiradhënia e pronave
- 6% nga emigracioni
Në fakt me shumë të ngjarë që jo, pasi rreth 61% e familjeve kanë deklaruar si burime alternative të ardhurash ‘interesat bankare nga kursimet’ dhe 31% deklarojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Ndërsa pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash si nga emigracioni.
Ndaj është e qartë që mirëqënia e këtyre familjeve nuk është rritur për shkak të politikave në paga apo pensione, por prej burimeve të tjera vetiake. Po dhe të ardhurat në euro të familjeve shqiptare vijojnë të mbeten të ulëta, pasi vetëm 14% e familjeve të anketuara deklarojnë se kanë të ardhura në valutë, kjo dhe për shkak të rënies drastike të euros gjatë 8 muajve të parë të vitit. Ndaj kush ka mundur, ka konvertuar monedhën europiane në lekë duke shtuar kështu disa të ardhura më shumë në xhep.

Article Logic
Execution time: 0.0045778751373291