INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familjet shqiptare ulin konsumin për pak kursim

Familjet shqiptare ulin konsumin për pak kursim

Publikuar më: 11:04 19-10-2018

Një studim i ekspertëve në Bankën së Shqipërisë në lidhje me përgjigjen e konsumit të familjeve shqiptare ndaj ndryshimeve në të ardhura, tregon një lidhje pozitive midis rritjes se të ardhurave, vlerës së shtëpisë dhe konsumit. Rezultatet kanë evidentuar se individët e moshuar reagojnë më shumë ndaj goditjeve të pasurisë, pasi atyre u ka mbetur një periudhë më e shkurtër kohe për të shpenzuar apo konsumuar pasurinë e re të akumuluar. Rezultatet Ndrwrsa kryefamiljarët me moshë të re kanë një konsum më të lartë ndaj të ardhurave shtesë se sa vlerës së shtëpisë. Afërisht 20 për qind e çdo të ardhure të shtuar në familjet shqiptare shkon në konsum. Ekspertët e BSH pohojnë se një ndër arsyet ka të bëjë me faktin që familjet, duke qenë të pasigurta për nivelin e të ardhurave të tyre, preferojnë më së shumti t’i kursejnë paratë shtesë se sa t’i konsumojnë ato. Kjo vjen edhe sepse niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare është relativisht i ulët, si dhe vërehet një nivel i lartë heterogjeniteti midis familjeve. Duke analizuar të dhënat e anketës së buxhetit të familjeve për disa vite rresht, ekspertët e Bankës vërtetuan se në çdo 1 lekë të rritjes së të ardhurave, familjet shqiptare e rrisin konsumin me 0.17 lekë dhe se 1 lekë shtesë e vlerës së shtëpisë e rrit konsumin e tyre me  0.01 lekë. Pra rreth 17 për qind e të ardhurave shtesë shkojnë në konsum, ndërsa çdo një lekë të shtuar në vlerës e shtëpisë 0,1 % shkon për rritje të konsumit. Nga ana tjetër, vlera e ulët e konsumit ndaj ndryshimit të vlerës së shtëpisë tregon që jo të gjithë konsumatorët mund ta ndryshojnë, ta rrisin apo ta ulin konsumin në përgjigje të ndryshimeve të vlerës së shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156