Që të jenë më të fortë e ta përballojnë më me lehtësi spitalin fëmijëve u vishen fanella të vjetra të skuadrave spanjolle. Fushata është ndërmarrë nga një revistë sportive spanjolle, “Panenka” ajo ajo quhet “Veshjet më të forta të spitaleve”. Në vend që të hidhen në kosh, fanellat e sezoneve të kaluara të klubeve spanjolle modifikohen dhe dërgohen në spitalin e fëmijëve “San Rafael” në Madrid.
Sipas një infermiereje të spitalit, projekti është tepër i rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët. “Gjendja psikologjike ndikon shumë te zhvillimi i një fëmije dhe ditët që ai do të kalojë në spital”, tha ajo.
Nisma synon që t’i bëjë fëmijët të ndihen më të fortë për të përballuar sëmundjen e ndoshta mund të ulë edhe kohën e qëndrimit të shtruar në spital.