INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansa të 1D, bëni gati facoletat! Kjo deklaratë e Zayn Malik do t’iu përlotë [FOTO]

Fansa të 1D, bëni gati facoletat! Kjo deklaratë e Zayn Malik do t’iu përlotë [FOTO]

Publikuar më: 20:09 28-10-2016

Një ditë të bukur në vitin 2010, Zayn Malik mori pjesë në audicionet e X Factor...dhe pjesa tjetër ishte histori. Kanë kaluar 6 vjet që nga koha kur ai u bashkua për herë të parë me One Direction, dhe fakti që ai la grupin vitin e kaluar, bëri që ndarja të ishte më e hidhur. Ne akoma i mbajmë mend ditët e lavdishme të 1D, por edhe karriera solo nuk i ka shkuar aq keq Zayn Malik, mjafton të përmendim albumin e tij “Mind of Mine”. Ky është vetëm fillimi për Malik.

Dhe ndërkohë që shumë njerëz shpesh herë përpiqen për ta vënë këngëtarin kundër ish shokëve të tij, Zayn ua plas në fytyrë se është shumë mirënjohës për mundësinë që grupi 1D i ka dhënë atij. Revista Teen Vogue ka një shkrim ekskluziv nga libri i ri i 23 vjeçarit, dhe fansa të One Direction, bëni gati facoletat sepse kjo deklaratë do ju bëjë të qani, pasi grupi që ë bëri të famshëm ka akoma vend në zemrën e tij.

“Kisha mundësinë të takoja fansa të mrekullueshëm, dhe asnjëherë nuk mund ti falënderoj për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhuruar mua si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Sinqerisht mund të them që jam shumë krenar për ditët e One Direction. Ndoshta njerëzit nuk e besojnë, por kjo është e vërteta. Unë kam akoma në muret e shtëpisë time disqet prej platini që kemi marrë për çdo album. Kam një mur posaçërisht për të shfaqur ato. One Direction ishte një pervojë e pabesueshme, dhe është pjesë e imja, pjesë përbërëse e historisë sime, dhe unë kurrë nuk do ta mohoj atë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486