“One Direction” ishte një prej grupeve muzikore më popullore derisa u shpërbë në vitin 2015, por duke i lënë hapur mundësitë për një ribashkim.
Muajt e fundit fansat më të zjarrtë të tyre kanë kërkuar me ngulm që kjo gjë të ndodhë, por fatkeqësisht kanë marrë lajmin e trishtë.
Folësi i mëngjesit në “Radio 1” konfirmoi se “One Direction” nuk do të bashkohen më kurrë. Ai theksoi se ka komunikuar me ish-menaxheren e djemve dhe ajo u shpreh se ata nuk duan të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Fansat e tyre menjëherë kanë reaguar me irritim nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Twitter”, duke u shprehur se ky lajm i ka zhgënjyer pa masë.