Kaq mjaftoi që i gjithë interneti të tërbohej plotësisht.
Gjithçka, siç ndodh rëndomë në ditët e sotme të botës së spektaklit, filloi me një postim të thjeshtë në Tweeter. Aq mjaftuan, pak fjalë për të kthyer të gjithë rrjetin social përmbys. Por kur bëhet fjalë për një nga personazhet më të ndjekur të spektaklit si Selena Gomez, pak fjalë janë gjithçka që mjaftojnë. “BadLiar – një film. Vjen të mërkurën” ishin gjithçka që bukuroshja 24 vjeçare shkroi përkrah kopertinës artistike të këngës së saj. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ajo do të thotë me “një film”, por me shumë mundësi duket se mund të bëhet fjalë për një videoklip me metrazh të gjatë. Gjithsesi, ajo që dimë me saktësi është që nesër do ta zbulojmë dhe pritshmëritë janë të mëdha...shumë të mëdha!