Në këto ditë me shi dhe temperatura që nuk përkojnë me muajin Maj, Fero dhe Arbenita kanë vendosur të ‘arratisen’ për pushime. Çifti kanë zgjedhur Kretën e Greqisë për disa ditë relaksi dhe sigurisht që nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale, kryesisht nga Arbenita.
Modelja ka publikuar disa foto ditën e sotme ku shfaqej me një palë xhinse dhe një “crop top” të kuqe e duhet ta pranojmë që dukej shumë bukur.
Sigurisht që autori i fotove ka qenë Fero dhe lidhur me këtë, motra e Arbenitës i ka komentuar në njërën prej fotove ku shkroi me pak ironi: “Tone po thu Fero spo di me bo foto tmira”, si për të treguar që reperi bën foto shumë të bukura.
Por më epike ishte përgjigja e Arbenitës e cila me të drejtë, i tha së motrës: “E ka shum tleht me mu”.