Një nga përparësitë e rrjeteve sociale është padyshim dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me njerëz që ndoshta edhe nuk i njeh.
Një gjë e tillë ndihmon, por edhe bezdis ndonjëherë të famshmit, që iu duhet të përballen me një shumëllojshmëri komentesh.
Disa prej tyre zgjedhin t’i anashkalojnë për të mos u dhënë rëndësi, por ka dhe të tjerë që herë pas here kthejnë përgjigje, duke shfrytëzuar mundësinë për t’u sqaruar. I tillë është dhe rasti i Besës, e cila edhe pse tenton të ruajë një profil të ulët, këtë herë duket se nuk ka duruar!
Në njërën prej fotografive që ka publikuar, këngëtares i shkruajnë se është transformuar totalisht: “më dukesh sikur sa ngrihesh në mëngjes, bën botoks”
Menjëherë pas kësaj ka kthyer përgjigje Kokëdhima e cila i shkruan: “atëherë mund të mos qëndrosh këtu nëse nuk të pëlqej.”