Era Istrefi ka publikuar hitin e saj më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin Sayonara Boy.
E teksa kënga shumë ritmike ka shënuar rreth 600 mijë klikime në Youtube pa asnjë lloj promovimi, të shumta ishin komentet e fansave të të dy artistëve të cilët komentonin se kënga ishte e një kopje identike e hitit 'Was du liebe nennst' nga artisti gjerman Bausa, e megjithatë nuk dihet nëse kënga është vjedhur apo është një 'remake', pasi asnjëri prej artistëve nuk i është drejtuar publikisht këtyre akuzave.
Megjithatë duket se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak tek Era e cila është bashkuar me trupën e baletit të koreografit Albi Nako dhe duket se po përgatit koreografinë e kësaj kënge ose ndoshta të ndonjë bashkëpunimi tjetër që pritet të mësojmë.