Ajo që pritej, ka ndodhur!
Vetëm pak orë pas daljes së lajmit se Kanye West po mendon të realizojë një album me këngët e David Bowie-t, fansat e këtij të fundit kanë reaguar me një peticion. Sipas fansave të Bowie-t, reperi 38-vjeçar nuk duhet t'i afrohet materialeve muzikore të legjendës së rocku-t, e jo më t'i përshtasë ato në stilin e tij, pasi kjo do ishte më tepër një "sakrilegj" se sa një nder për hitet e tij. Peticioni brenda 24 orëve ka marrë plot 3639 firma pro bllokimit të këtij albumi.