INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e 'Breaking Bad' me siguri do entuziasmohen! Së shpejti një film?

Fansat e 'Breaking Bad' me siguri do entuziasmohen! Së shpejti një film?

Publikuar më: 14:32 28-06-2019

Të pasionuarit e “Breaking Bad” janë entuziazmuar, pasi po përflitet për një film që ka lidhje me serialin.

Dy protagonistët e serialit, Aaron Paul e Bryan Cranston, kanë lançuar një të dhënë në rrjetet sociale, që ngacmon kureshtjen e fansave.

Aktorët postuan imazhin e dy gomarëve, të shoqëruar nga shkrimi “Së shpejti”.

Për më tepër, skenaristi i “Breaking Bad” dhe autori i “Better Call Saul”, Peter Gould iu përgjigj këtyre postimeve me komentin: “Presim me padurim”.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709