INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e diskriminojnë për peshën, Bebe Rexha ju kundërpërgjigjet: “Ju nuk i dini historitë e të gjithëve” [FOTO]

Fansat e diskriminojnë për peshën, Bebe Rexha ju kundërpërgjigjet: “Ju nuk i dini historitë e të gjithëve” [FOTO]

Publikuar më: 10:19 21-06-2019

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Shumë adhurues të saj kanë nisur duke shkruar komente të ndryshme në postimet e saj në rrjetet sociale, ku e kritikojnë për peshën duke edhe diskriminuar atë me fjalë të shumëllojshme.

Pas gjithë këtyre komenteve negative, këngëtarja ka marrë një vendim për t’ju kundërpërgjigjur të gjithë komenteve negative me anë të postimeve të njëpasnjëshme në InstaStory.

Këngëtarja ka vënë në pah që është një gjë e shëmtuar të gjykohen njerëzit pa ditur se çfarë i ka çuar ata në një pikë të caktuar.

Ajo shkruan se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por që nuk e përcakton se cili është shkaku që e kanë bërë atë të shtojë disa kg.

“Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”- ka shkruar Bebe.

bebe.png

bebe1.png

Ajo ka deklaruar se peshën e ka pasur problem edhe në fëmijërinë e saj.

“Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”- ka shkruar Bebe Rexha në një postim tjetër.

bebee.png

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059