INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e kryqëzojnë! Natyralja Kendall Jenner ka bërë injeksione në buzë? [FOTO]

Fansat e kryqëzojnë! Natyralja Kendall Jenner ka bërë injeksione në buzë? [FOTO]

Publikuar më: 20:36 22-11-2016

Teksa motrat Jenner po pozonin në krah të njëra tjetrës, në foton e postuar nga Kylie për 79.3 milion fansat e saj, e gjithë vemendja ishte te buzët e Kendall. 21 vjeçarja është tërësisht një bukuri natyrale dhe kjo është arsyeja pse nuk ka pasur nevojë të bëjë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj perfekte. Por është e pamundur të mos e vësh re se buza e saj e poshtme është më e fryrë se herët e tjera.

Ndoshta ajo ka artistin e make up-it më të aftë në botën e kozmetikës dhe ka bërë të mundur që buzët e saj të duken më të fryra se zakonisht, ose Kendall po ndjek hapat e motrës së saj më të vogël Kylie, duke bërë injeksione në buzë.

Nuk jemi të vetmit që e kemi vërejtur këtë ndryshim, pasi fansat e shumtë kanë “çmendur” rrjetin me komente e pastime të ndryshme duke nxjerrë në pah buzët e saj “të reja”. Shumë prej tyre u shprehën se kjo është një ndër arsyet pse bukuroshja amerikane mbylli Instagramin për një javë, madje kishte edhe nga ato postime për të qeshur ku një fans pyeste nëse e ka pickuar ndonjë mushkonjë.

Të mos i ketë rezistuar edhe Kenny injeksioneve vallë?

 

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004