Ata e duan atë si një këngë dashurie.
Këngëtares Selena Gomez gati sa nuk i është zënë fryma gjatë koncertit të së enjtes në Montreal. Në momentin që ajo u bë gati të këndonte një nga hitet e saj të vitit 2011 “Who Says” u përball me surprizën më të bukur që i kishte ndodhur vitet e fundit. Ata i kënduan këngëtares refrenin e kësaj këngë në të cilin thuhet:
“Who says, who says you are not perfect
Who says you are not worth it
Who says you are the only one that hurting?
Kjo suprizë e fansave e ka lënë pa fjalë Selenën e cila mezi i ka kontrolluar emocionet.
23 vjeçarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan të bardhë ndërkohë që lotët e emocioneve vetëm sa ia shtuan edhe më tepër bukurinë në sytë e fansave të saj specialë. E ç’mund të bënte tjetër Selena veçse t’í linte fansat ta përfundonin këngën dhe të shijonte suprizën?