Oh Mariah, Mariah, Mariah! Ne mendonim se diva e muzikës pop është e përkryen në mënyrën që ajo është por mesa duket asaj i duhej pak ndihmë në foton e postuar për “Ditën e Falenderimeve”. Por për fat të keq ajo u bë “gazi i botës” për dështimin në modifikimin e kësaj foto me Photoshop. Ne e duam 46 vjeçaren, është tepër e talentuar, një nënë e mrekullueshme dhe ka një trup “bombë” por në “Ditën e Falenderimeve” nuk ka gjetur rehatinë në trupin e saj dhe vendosi të përdorë “Photoshop” për të rregulluar defektet që mendon se ka. Në foton sexy ku Mariah përveç aseteve të saj na ekspozon edhe një byrek shtëpie, fansat e saj kanë gjetur diçka që nuk shkon.
Bëhet fjalë për krahun e saj të majtë, i cili duket disi më i futur brenda, dhe kjo dallohet qartë te pasqyra e shtrembëruar, ashtu si dhe këmba e saj e djathtë, ku këngëtarja e ka perfeksionuar atë. Ndoshta nuk do i kuptonim dot këto modifikime nëse sdo shikonim pasqyrën dhe raftin e shtrembëruar.