Elvana Gjata po shijon ditët më të lumtura të jetës së saj. Përveç muzikës, ku publikoi super hitin “Mike” dhe mbylli me sukses kondertin e mbajtur në Prishtinë, Elvana ka shijuar pushimet në maksimun në shoqërinë e miqve të saj, por kanë qarkulluar lajme lart e poshtë se bashkë me ta ishte edhe parnteri i këngëtares, por ajo s’ka pranuar gjë.
Elvana duket të jetë në top formë dhe kjo shihet edhe në postimet që ka bërë në Instagram. Këngëtarja shfaqet duke u ngjitur në avionin privat ku po kthehet nga pushimet e kaluara në Francë. Para ikjes, ka përshëndetur ndjekësit me këto dy poza ku vihen re dhe të pasmet e saj, për të cilat fansat kanë bërë shumë komente nga më të ndryshmet ku i thonë: a ke dashur të tregosh të pasmet? Apo edhe “ ke qenë më class kur nuk tregoje të pasmet.”
Por nëse fansat kanë vë re këtë detaj, reperi i famshëm amerikan Ty Dolla Sign me të cilin Elvana ka një bashkëpunim i ka lënë një koment ku shkruan: ËOË, bëfshi qejf! Dhe i referohet Elvanës e producentit Poo Bear me bashkëshorten e tij.