Liam Payne festoi sot 23 vjetorin e lindjes, dhe nuk është ndonjë surprizë që fansat e tij u “çmendën”. Sapo akrepat e orës shënuan 00:00, ata filluan ta “bombardojnë” me urime nëpër rrjetet sociale, duke iu bashkuar festimit të ditëlindjes së tij.
Falë fansave, kjo ditë e shënuar për Liam, u kthye në një trend në Tëitter, pasi të gjithë postuan në Tëitter dhe rrjetet e tjera sociale pa pushim për ditëlindjen e ish këngëtarit të One Direction, nën hashtagun “#HappyBirthdayLiamP¬ayne, dhe përveç hashtagut, postimet përmbanin plot dashuri dhe fjalë të bukura.
Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe urimi nga miku i tij Niall Horan, i cili ka shpërndarë në Instagram një foto me Liam.