Ata janë kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo gjë ka bërë që mediat të aludojnë se janë në një lidhje dashurore.
Ndonëse ata e mohuan, thashethemet nuk mbaruan dhe u përfol se Albi me Albën janë në prag të fejesës. Dyshimet i ngriti më shumë një postim i balerinës, e cila ndodhej në një argjendari duke blerë një unazë.
Fansat e bombarduan balerinën dhe i bënë pyetje të vazhdueshme se nëse po fejohej apo jo me Albin. Mirëpo siç duket për të shmangur pyetjet e sikletshme, Alba ka marrë një vendim. Ajo i ka mbyllur komentet në këtë foto, duke mos i dhënë mundësi fansave të pyesin.