INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e Selena Gomez nxehen me paparazzi-it! 'Lëreni rehat, nuk e shikoni që nuk është mirë!' [VIDEO]

Fansat e Selena Gomez nxehen me paparazzi-it! 'Lëreni rehat, nuk e shikoni që nuk është mirë!' [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 28-04-2018

Ajo është ndër aktoret dhe këngtaret më të ndjekura e më të pëlqyera në treg.

Jo se ka një stil ndryshe apo një zë që e veçon nga të tjerët, por për personin të cilën ajo është.

Selena Gomez është ndër të paktat persona VIP që është treguar e sinqertë dhe e hapur me fansat e saj.

E nga kjo veçori e saj, e ka bërë të fitoj goxha popullaritet.

Mirëpo vitet e fundit ajo është në një luftë me vetveten.

Lidhja me Justin Bieber, ndarja me të, depresioni, lidhja me The Weeknd, transplanti i veshkës dhe kthimi përsëri te dashuria e vjetër, Justin, duket se s'po e lejojnë Selenën të jetojë një jetë të qetë.
Pavarësisht se po ndjek një qendër rehabilitimi, këngëtarja dhe në të tilla momente nuk lihet e qet nga paparazzi.

Një video e qarkulluar në rrjetet sociale, përcjell intv.al. ku gazetarët e i kanë prerë rrugën dhe e kanë pyetur 'A ndjen ende për Justin dhe a mendon se është ende vëllai jot i vogël' ka acaruar shumë fansat e Gomez.

Reagimi i Selenës ka qenë vetëm "A mund të jem vetëm pjesën tjetër të ditës sepse po me frikësoni. Me falni"

Menjëherë komentet dhe postimet e tyre kanë vërshuar në mbrojtje të 25 vjeçares.

'Lëreni rehat, a se kuptoni që nuk është mirë?'

'Dhe pse i ndërpresin rrugën dhe i prishin ditën, ajo përsëri është e sjellshme dhe kërkon falje"

'Jeni shumë mizorë! Çdo gjë e ka një limmit'

Janë këto disa nga komentet që në ju kemi veçuar./intv.al/

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656