Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të mira shqiptare të cilën prej vitesh e kemi parë në ekran. Ne çdo dalje të saj e kemi parë të kuruar deri në detaje, por ditën e djeshme Rudaina Magjistari hodhi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej e pa grimuar, e ndërsa të shumtë ishin fansat që lanë disa komente negative.
Por, Rudina nuk reagoi fare, zgjodhi të heshtë, as nuk i fshiu komentet por as nuk replikoi me fansat. Mesa duket përgjigjen ndjekësve të saj ka zgjedhur t'ua japë sot, teksa ka postuar një foto sërish pa make up.
“E diela ime sot ?? Ju si po kaloni? Ups.. ndjese per floket e pakrehur, por problemi eshte se me pelqejne keshtu ?”, shkroi Rudina në Instagram.