Këngëtarja e famshme Demi Lovato që prej ditës së djeshme nuk ka më një llogari të sajën në rrjetin social Twitter. 26-vjeçarja e mbylli këtë rrjet social pasi mori kritika të ashpra nga fansat dhe kolegët e saj pasi qeshi me një meme të reperit 21 Savage. “Askush nuk qeshi me ty kur ishte në rehabilitim dhe kishe nevojë për lutje, si mund të tregohesh kaq hipokrite” ,-ishte një ndër komentet e shumta që vërshuan në statusin e saj. Demi ka marrë komente të ndryshme duke i rikujtuar periudhën e vështirë.
Pas vazhdimit të komenteve, reagoi edhe mikesha e këngëtares, Bebe Rexha që ka kërkuar të ndaleni së sulmuari 26-vjeçaren.
“Për të gjithë ata persona që flasin keq për Demin, ju jeni neveritës. Është gjë e ultë që të sulmohet dikush që ka pasur dhe i ka zgjidh probleme mendore dhe me drogë”, ka shkruar Bebe në Twitter.