INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat grekë e akuzuan për provokim, Era Istrefi bën komentin epik…[FOTO]

Fansat grekë e akuzuan për provokim, Era Istrefi bën komentin epik…[FOTO]

Publikuar më: 14:46 29-11-2018

Ditën e djeshme një fotografi e postuar nga Era dhe Nora Istrafi në ‘Instagram’ bëri xhiron e internetit. Dy motrat shfaqen në Akropolis duke bërë shqiponjën dhe me anë të fotos uronin shqiptarët për Ditën e Flamurit.

dzfhfgjf.JPG

 

Mirëpo kjo foto ka ngjallur reagime të shumta nga fansat grekë, të cilët janë shprehur të indinjuar se kjo është një fyerje e madhe për dy shtetet.

Pas komenteve të shumta ka ardhur edhe përgjigja e këngëtares, e cila ka zbuluar se kjo ishte një rastësi dhe nuk e kishte për qëllim të acaronte marrëdhëniet mes shteteve.

“Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ka shkruar Era.

dfhxfgjxfgjhj.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533