Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë rikthyer bashkë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Menduam se dashuria trimfoi, por disa nga fansat e tyre nuk mendojnë kështu. Ata janë shprehur dhe kanë shkruar se ata nuk janë rikthyer bashkë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është ‘fake’, pra një marrëdhënie e shtirur dhe asgjë reale.
Të shumta janë postimet në twitter, por edhe në rrjetet e tjera sociale që shkruajnë se kjo është vetëm çështje marketingu dhe mënyrë për të promovuar njëri-tjetrin.
Gjithashtu ata kanë shkruar se këtë gjë e vërteton edhe fakti që Zayn nuk e ndjek në Instagram.
Por nuk ka vonuar edhe reagimi i supermodeles. Ajo iu është përgjigjur nëpër komente njerëzve duke thënë se çdo gjë shkruhet nuk është aspak e vërtetë.
“Ju lutem mjaft. Kjo gjë është shumë negative. Ju nuk dini 90% të gjërave në një marrëdhënie të dy njerëzve”
Ndërsa për sa i përket pjesës që Zayn nuk e ndjek në Instagram ajo i është kundërpërgjigjur se ‘nuk është e nevojshme që ai të më ndjeki, pasi ka sytë e mi tattoo”.