Jasmina Kadriu ka qenë kryetema e kësaj fundjave.
Ish-konkurrentja pasi kishte deklaruar se është në lidhje dashurie tha se nuk do ta publikojë kurr të dashurin as në Instagram.
Kjo bëri që ndjekësit t’i futen hulumtimeve për të zbuluar kush është djaloshi dhe publikuan disa fotografi të një djali që pretenduan se është i dashuri i Jasminës.
I menjëhershëm ishte reagimi i ish-konkurrentes, e cila e revoltuar mohoi se është në lidhje me djalin në foto.
Mes tjerash ajo plasi bombën duke thënë se gjithçka ka qenë gënjeshtër dhe se ajo nuk është në lidhje dashurie.
“Boll bëtë editime, boll më bëtë bashkë me çdo lloj mashkulli që kam në Instagram. Po sikur t’ju them që nuk jam e lidhur? Po sikur t’ju them që ju kam gënjyer gjithë këto muaj? Unë kam dashur vetë të jem e hapur me ju, vetë i kam ndarë gjërat, ama deri në një pikë që ju të mos më hapni probleme dhe të mos më shqetësoni. Kështu që nëse vazhdoni kështu, po ju them se e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër, nuk jam e lidhur. Si do ja dilni tani?”, tha Jasmina mes tjerash në një video të hedhur në rrjete sociale.