INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat iu lutën Bieber të anullojë turin në Angli pas sulmit terrorist, ja pse ai s’duhet ta bëjë

Fansat iu lutën Bieber të anullojë turin në Angli pas sulmit terrorist, ja pse ai s’duhet ta bëjë

Publikuar më: 09:48 25-05-2017

Tragjedia në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande i ka alarmuar të gjithë, edhe fansat e Justin Bieber të cilët i përgjërohen të mos bëjë koncert në Angli pas ngjarjes së tmerrshme.

Këngëtari kanadez nuk është përgjigjur akoma, por duket se që tani kanë filluar opinionet nëpër media të ndryshme të cilat marrin parasysh se ç’mund të bëjë ai. Edhe pse do të ishte tërësisht e kuptueshme të mos rrezikonte kokën e tij apo të fansave në një moment kaq delikat, shumë janë të mendimit që pavarësisht gjithçkaje shfaqja duhet të vazhdojë. Elite Daily ka listuar disa arsye:

Qëllimi i terrorizmit është të përhapë frikë në mënyrë që të ndryshojë sjelljen e një shoqërie

Terroristët duan që njerëzit të frikësohen në mënyrë që të ndryshojnë thelbësisht personin që janë dhe atë çfarë bëjnë. Duke refuzuar të anullojë turin e tij, Bieber gjithashtu do refuzonte t’u jepte terroristëve atë që duan. Gjatë këtij procesi do të shërbente si shembull për të gjithë.

Është tërësisht e kuptueshme pse njerëzit janë të frikësuar nga terrorizmi, por duhet t’i mbajmë gjërat në perspektivë

Sulmet terroriste janë thellësisht të frikshme dhe shqetësuese, por e vërteta është se terrorzimi sjell një rrezik shumë të vogël për njerëzit e shoqërive perëndimore. Në Amerikë p.sh., xhihadistët kanë vrarë një total prej 95 personash që nga rrëzimi i kullave binjake më 9 shtator 2001, sipas burimeve të Neë America. Ndëkohë që diçka e tillë është tragjike dhe duhet mbajtur zi për çdo jetë të humbur, ky numër zbehet po ta krahasosh me shkaqet e tjera të vdekjes. Sulmet me armë marrin jetën e 10 mijë jetëve çdo vit në Amerikë, sa për shembull.

Rreziku i vërtetë i terrorizmit nuk është sulmi në vetvete, por mënyra se si ne reagojmë ndaj tij

Terrorizmi është i krijuar për të provokuar një reagim. Sulme të njohura terroriste si ai në Manchester, pavarësisht se janë tragjike dhe zemërthyese, nuk janë në gjendje që të shkatërrojnë shoqëritë tona. Ajo që ata shpresojnë është që ne të mbireagojmë, duke përqafuar frikën dhe të braktisim vlerat që kanë më shumë rëndësi për ne. Në këtë drejtim shumë ekspertë mendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar duke luajtur lojën e terroristëve me përgjigjet e tyre ndaj sulmeve terroriste, duke shkuar në një konflikt ku thjesht nuk mund të fitosh. Gjatë periudhës që është angazhuar në Afganistan dhe Irak, Shtetet e Bashkuara kanë thyer qëllimet e tyre duke torturuar njerëz, duke pushtuar ilegalisht Irakun etj. Të gjitha këto veprime janë jo etike dhe ndihmojnë gurpe si ISIS të demonizojë Amerikën dhe të rekrutojë më shumë njerëz.

Nuk mund ta lejojmë terrorizmin të marrë gëzimin e jetës sonë

Sulmi i palogjikshëm në Manchester ndodhi tem një koncert me të rinj. Është e qartë që terrorizmi kërkon të dërgojë një mesazh sipas të cilit askush nuk është i sigurtë, as fëmijët. Kështu ata duan që të thithin bukurinë nga jeta jonë. Është e thjeshtë, nuk mund t’ua lejojmë.

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152